Milani hidhet në sulm për Zijeçin, mbetet shpresa “Zaniolo”

Nuk dihet nëse do të mundet të arrihet akordi me Romën për sulmuesin, ndërsa po punohet me Çelsin për marokenin. Tek Milani po kuptojnë se në një sezon të ngarkuar dhe me rivalitet duhen më shumë alternativa, ndërsa ka kritika për paraqitjet e fundit të ekipit të trajnerit Pioli. Asnjë përforcim nuk do të vijë lirë, pasi Çelsi ka pretendime për Zijeçin, e Roma kërkon huazim të shtrenjtë për Zaniolon, plus detyrim për blerje kartoni që mund të arrijë në total në 35-40 milionë euro. Ndërkaq, Bakajoko nuk po bindet të shkojë në Turqi, dhe kjo do të thotë më pak fonde për blerjet.

Sfidanti.al