Ylli 22-vjeçar ukrainas bëri një sprint ndaj Liverpulit që krijoi historinë të paktën për momentin. Mihajlo Mudrik u bë lojtari më i shpejtë i Premier Ligës angleze këtë sezon pasi me fanelën e Çelsit dha shpejtësinë 36.63 km në orë. Kjo do të thotë se ai la pas rekordin e Gordonit (Everton) me 36.61 km në orë, ndërsa më pas vijnë Nunjez i Liverpulit me 36.53 km në orë dhe Erlin Halandi me 36.22. Çelsi e mori yllin e ri nga Shahtari i Donjeckut për 70 milionë euro të sigurta dhe 30 milionë euro me bazë klauzolash.
Sfidanti.al