Besohet që është disfata më e rëndë në “Erën” e tij, dhe padyshim që e ndjen thellë. Stefano Pioli vazhdon të jetë njëri nga trajnerët më të vlerësuar në Itali, por gjithsesi katastrofa 0-4 e Milanit të tij në fushën e Lacios ka krijuar një klimë të rëndë. Skuadra e Sarrit (dhe e Hysajt) shënoi 4 herë duke mos pasur sulmuesin kryesor, Çiro Imobilen e dëmtuar. “Na takon vetëm të mbyllim gojën dhe të shkojmë në Milanelo për të punuar fort, – thotë tekniku kuqezi, – ka dy javë që as po marrim rezultate, as po luajmë mirë. Shumë gjëra nuk shkojnë. Problem psikologjik, por edhe taktik sepse dy golat e parë nuk duhej të ishin pësuar”.
Sfidanti.al