Për Championsin thotë thjesht se “do të bëjmë maksimumin për ta arritur”, ndërsa vlerësimin për djemtë e tij e ka të lartë. Edhe pse tek Lacio ka një “luftë civile” mes trajnerit Mauricio Sarri dhe drejtorit sportiv, Igli Tare, sërish kryeqytetasit nuk po e ndjejnë, përkundrazi. Fitorja 4-0 ndaj Milanit, madje pa Imobilen, ishte e shkëlqyer (ndonëse duhet vazhdimësi) dhe Sarri është i kënaqur. “Kjo ishte paraqitja më e mirë që kemi bërë që kur kam ardhur tek Lacio, – thotë ai, – gjithsesi, duhet të ruajmë ekuilibrat. Sapo arbitri mbylli ndeshjen, mendova për sfidën e radhës”. Për titullin, Sarri thotë se “është një ëndërr, jo një ide”, ndërsa për Championsin shprehet se “do të bëjmë maksimumin”. Shpresa mbetet të kthehet sa më shpejt Imobile.
Sfidanti.al