Mbape pranë rekordit të Kavanit tek PSG, në ndjekje të Halandit!

Mediat shkruajnë se ai po i kërkon të gjitha. Pavarësisht se humbi finalen e Kupës së Botës, sërish Kilian Mbape i ka të gjitha mundësitë që të bëjë historinë dhe është shumë pranë realizimit. Përveçse ka një titull botëror (një Champions ende i mungon), ai po përpiqet të vendosë rekorde për golat. Me 5 rrjetat në Kupën e Francës, Mbape arriti në 196 për PSG-në në të gjitha konkurrimet zyrtare, duke qenë vetëm 4 gola prapa rekordmenit Edinson Kavani. i janë dashur vetëm 241 ndeshje, ndërsa ka edhe 94 asistë. Në total, në karrierë ka 259 gola. Ndërkaq, këtë sezon ai ka 25 gola në 24 ndeshje, ndonëse Erling Halandi mbetet ende i shkëputur me 31 gola në 26 ndeshje. Të shohim sesi do të shkojë dueli deri në fund.

Sfidanti.al