Me mjekër apo pa mjekër, kjo është çështja e Kontes!

Nuk thuhet kot se “atë që ta bën fëmija, nuk ta bën as Perëndia”. Ja, pyesni Antonio Konten për përpjekjen e tij të dështuar për të ndjekur modën dhe për të mbajtur mjekër. Më herët, trajneri i Çelsi “i rriti leshtë”, por pa pritur mori makinën e rrojës dhe i dha fund gjithçkaje. Ç’kishte ndodhur? Këtë pyetje guxuan dhe ia bënë gazetarët dhe italiani u tregua 100 për qind i ndershëm.

“Gruaja ime më kërkoi që unë të lija mjekër, dhe nisa ta bëj, – u shpreh Konte, – në të vërtetë, edhe mua po më pëlqente të kisha një pamje të jashtme të re. Veçse vajza ime thuajse më vrau kur më pa me mjekër, dhe më tha se unë dukesha shumë më i vjetër ashtu”. Konte u ngacmua përsëri duke i thënë se “përse nuk dëgjove gruan”, por 48-vjeçari nuk e vonoi përgjigjen: “Për mua, vajza është shumë më e rëndësishme sesa gruaja”. Me mjekër, Konte arriti suksese me Çelsin kohët e fundit, shpresohet që heqja e saj të mos i prishë punë, duke nisur nga ndeshja e kësaj jave në Premier Ligë, ndaj Liverpulit.

Sfidanti.al