Lionel Mesi dhe Këpuca e Artë’, tjetër rekord për argjentinasin

Lionel Mesi këtë të premtë mori në dorëzim Këpucën e Artë,për të katërtën herë në karrierë, falë 37 golave të shënuar sezonmin e kaluar me Barceklonën duke regjistruar një tjetër rekord në karrierën e tij.  Me këtë sukses, argjentinasi bëhet lojtari që ka fituar më shumë Këpucën e Artë së bashku me Kristiano Ronaldon. Në ceremoninë e dheniës së këtij cmimi për sulmuesin 30 vjecar ishin të pranishëm edhe  disa prej lojtarëve të tjerë të Barcelonës; Andres Iniesta, Serxho Buskets dhe Luis Suarez me uruguajanin që i dorëzoi këtë trofe shokut të tij të skuadrës, si fituesi ivitit të mëparshëm i tij. Padyshim ishte e pranishme edhe bashkëshortja e Mesit, Antonela Rokuco si dhe djali i parë i ciftit Tiago, babai i futbollistit Horhe dhe një prej vëllezërve; Rodrigo. Nuk mund të mungonin në këtë eveniment presidenti i Barcelonës, Bartomeu, shefi Ekzekutiv Oskar Grau dhe zëvendëspresidentët, Xhordi Kardoner dhe Xhordi Mestre.

Ja disa prej rekordeve që ka Lionel mesi në karrierën e tij

1.Messi, futbollisti që ka shënuar më shumë gola në një vit kalendarik; 91 gola në 2012(79 gola me Barcelonën dhe 12 me Argjentinën.

2Mesi,futbollisti që ka shënuar më shumë gola në një sezon; 82 në 2011/2012

3.Mesi, i vetmi futbollist që në të njëjtin sezon ka fituar Topin e Artë, FIFA World Player, titullin si golashënuesi më i mirë i La Ligës dhe Këpucën e Artë në sezonin 2012.

4.Mesi, lojtari që ka fituar më shumë Topa të Artë; 5 në 2009, 2010, 2011, 2012 y 2015).

5.Mesi, lojtari që ka fituar më shpesh Këpucën e artë; 4 në(2010, 2011, 2013 y 2017), duke barazuar Kristiano Ronaldon

6.Mesi ka rekordin e golave me Barcelonën; 523 gola në 602 ndesh

7.Mesi ka rekordin e golave me Argjentinën:

8.Mesi, rekord titujsh të fituar me Barcelonën, 30 duke barazuar Andres Iniestën

sfidanti.al