Oskar Pistorius, dënimi dyfishohet nga 6 në 13 vjet burg

Oskar Pistorius zhytet gjithnjë e më thellë në telashet  e tij me drejtësinë. Gjykata e Apelit në Afrikën e Jugut në fakt ka vendosur të rrisë dënimin e tij për vrasjen e Riva Stenkemp nga 6 vjet në 13 vjet e 5 muaj burg.

Ish kampioni paraolimpik u dënua me 6 vjet burg pasi në mesnatën mes 13 dhe 14 shkurtit të 2013, qëlloi me armë zjarri të fejuarën e tij Riva Stinkemp dhe Gjykata e Shkallës së parë e dënoi me 6 vjet burg, dënim të cilin Prokuroria e konsideroi si shumë të ulët. Për këtë arsye organi i akuzës iu drejtua Gjykatës së Apelit për shtimin e dënimit.

Gjatë procesit në shkallënm e parë, avokatët mbrojtës të Pistorius deklaruan se vrasja e Stinkemp ishte një aksident pasi Pistorius e kujtoi se në shtëpi hyri një grabitës. Por sipas akuzës, vrasja erdhi si pasojë e një grindjeje mes tyre, dicka që konfirmohet edhe nga disa dëshmitarë të cilët thanë se dëgjuan disa zhurma përpara të shtënave. Ndërkaq, Pistorius e ka kryer një pjesë të dënimit, pasi qëndroi 10 muaj në burg ai u vu në arrest shtëpie.

Sfidanti.al