Nuk kanë të përfunduar çmimet dhe nderimet për Roxher Federer. Tenistit zviceran iu akordua diploma ‘Honoris Causa’ nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Bazelit, qytet ku Federer ka lindur 36 vjet më parë. Ky nderim iu bë Federer në kursin ‘557 Dies academicus’. Numri 2 i renditjes botërore nuk mundi të ishte i pranishëm në ceremoninë e dhenie së këtij cmimi për shkak të impenjimeve personale.
Federer e u nderua me ‘Honoris Causa’ për shembullin e dhënë si sportist duke nxitur shumë persona në të gjithë botën të praktikojnë tenisin duke dhënë kështu një kontribut të madh në promovimin e ruajtjes së shëndetit. Po kështu Federer iu dha ky cmim edhe për sjelljen korrekte dhe ekzemplar si dhe për impenjimin e tij për të ndihmuar fëmijët e Afrikës nëpërmjet fondacionit të tij, ‘Roger Federer Foundation’ ku ai ka postin e presidentit.
Sfidanti.al