Formula 1, Ferrari hedh sytë drejt të ardhmes

Ferrari ka nisur testet për vitin 2018 dhe këtë e ka bërë gjatë provave të lira të Cmimit të Madh të Abu Dabit ku do të ulë siparin e tij Botërori i Formula 1. Kimi Raikkonen është ai që zbriti në pistën e Jas Marinës me Ferrarin e tij që kishte të instaluar në të një sistem të cuditshëm të sensorëve të prapmë dhe dy ‘brirë’ që zgjatojnë nga krahu i pasmë.

Është ky një eksperiment shumë i thjeshtë me qëllim mbledhjen e të dhënave dhe informacioneve për sezonin e ardhshëm dhe jo një sistem i ri aerodinamik. Mekanikët e Kokëkuqes Italiane deshën që të vlerësojnë impaktin që mund të ketë difuzori i ri që pritet të përdoret në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Sfidanti.al