Në këtë botë, po bëhet gjithnjë e më shumë i kotë betimi në kishë “do të jemi bashkë derisa vdekja të na ndajë”, dhe divorci është një nga gjërat më normale. Ndahen edhe ata që nuk kanë shkelur kurrë në kishë apo xhami, ndahen edhe ata që mund të jenë praktikantë, por ndahen edhe futbollistët siç është rasti i Blerim Xhemailit. Në çift me të bukurën Erjona Sulejmani (të njohur, natyrisht, me mbiemrin e të shoqit, Xhemaili), Blerimi ishte bërë një imazh tepër i kërkuar nga mediat dhe reklamat, por që këtej e tutje nuk do të jetë më.
Ç’ndodhi mes tyre? Pak rëndësi ka që ta dimë, por atë që mund të lexohet e sqaron avokatja e futbollistit që thotë se “zoti Blerim Xhemaili ka nisur procedurat e divorcit me gruan, zonjën Erjona Sulejmani, për shkak të një krize që po zgjat prej kohësh”. Zemërimi i Blerimit arriti deri aty sa që i kërkoi gruas që të mos përdorte më mbiemrin e tij në çështjet e biznesit të saj privat si modele. Çfarë na dëgjojnë veshët, ë?!
Sfidanti.al