Del Piero: Futbolli italian në krizë? Faji është i ‘Calciopolit’

Kriza e futbollit italian, që kulmoi me dështimin e skuadrës së Italisë në kualifikueset e Botërorit 2018, lindi në vitin 2006 kur shpërtheu edhe skandali ‘Calciopoli’. Ky është opinioni i dhënë nga legjenda e Juventusit dhe e Të Kaltërve, Alesandro Del Piero.

‘Calciopoli ishte si një bombë atomike që e fshiu të gjithë futbollin italian-tha Del piero  në një intervistë për të përditshmen ‘La gazzetta Dello Sport’-nuk i referohem vetëm Juventusit. Që nga ai moment, futbollistët më të mirë preferuan të luanin në kampionate të tjerë dhe Përfaqësueset e tjera u përmirësuan ndjeshëm në krahasim me tonën’

Sipas Del Pieros, ky hendek i  krijuar duket më shumë pikërisht në sfidat mes kombëtareve.

‘Premier League u bë një kampionat më i mirë falë edhe administrimit të mirë të markave dhe kontratave për të drejtat televizive-vijoi Del Piero-Reali e Barcelona vijuan me politikat e tyre respektive , ndërsa Gjermania plotësoi procesin e rinivomit të cilën e nisi që kur fitoi të drejtën e organizimit të Botërorit 2006. Madje edhe në Francë janë shënuar investime të huaa të rëndësishme. Italia në krahun tjetër,pa t’i shembet futbolli i saj’.

Sfidanti.al