Bastian Shvajnshtajger dhe Ana Ivanovic do të bëhen prindër për herë të parë. Ish tenistja serbe e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një postimi të saj në rrjetet sociale duke konfirmuar shtatzëninë e saj
‘Familja jonë po shtohet. Nuk mund të jem më e lumtur se kaq!-shkruante Ivanovic në postimin e saj që ishte e shoqëruar me një foto të 3 palë këpucëve që kishin të njëjtën dizenjim, por që ishin të përmasave të ndryshme; 1 për Shvajnshtajger, 1 për vetë Ivanovic dhe një për vogëlushin ose vogelushen që do të vijë në jetë’
Ana Ivannovic, që në vitin 2008 arriti në krye të renditjes së WTA në tenisin Botërur, u tërhoq nga ky sport prej gati një viti, në moshën 29 vjecare. Në vitin 2016 ajo dhe Shvajnshtajger zyrtarizuan lidhjen e tyre të dashurisë me martesë.
Sfidanti.al