Prepotenca e Karim Benzema; krahason veten me Lionel Mesin

Karim Benzema po përballet me kritika të shumta prej muajsh tel Reali i Madridit. Sulmuesi francez gjeti pak alegri në ndeshjen me APOEL të Nikosisë ndaj të cilit shënoi 2 nga 6 golat e klubit merenges. Edhe pse këto ishin golat e tij të parë në Ligën e Kampioneve dhe pavaratisht faktit që në La liga ka shënuar vetëm 1 gol, kjo nuk pengon atë t’i rrahe gjoksit pasi ai ka barazuar një rekord të Lionel Mesit, atë të shënimit të golave në Champions për të 13 sezon radhazi.

Në rastin e Benzema, në 4 sezonet e parë i ka shënuar golat me Lionin ndërsa në 9 të tjerët me fanelën e Realit të Madridit, ndërsa Mesi shënon gola me Barcelonën në Ligën e Kampioneve që nga sezoni 2005/2006.

Benzema deshi të japë këtë mesazh për të gjithë ata që e kritikojnë, mes të cilëve është edhe legjenda e futbollit anglez geri lineker, por pa e kuptuar se ky krahasim i tij me argjentinasin në këtë periudhë është i pavend.

sfidanti.al