Skena të tilla mund t’i shohësh vetëm në Ballkan. Një cirk i vërtetë ndodhi në ndeshjen e Superligës serbe mes Spartakut të Suboticës dhe Boracit të Caçakut. Lojtarët vizitorë të këtij të fundit që ndodhet në fund të tabelës, papritur, kaluan në epërsi në pjesën e parë, por problemet lindën, kur gjyqtari i dha penallti Spartakut vendas në min. e 42-të.
Lojtarët e Boracit e kundërshtuan me forcë vendimin e gjyqtarit, duke e rrethuar atë të zemëruar nga afër dhe, si reziltat, ai u nxori kartonin e kuq dy prej tyre. Lojtarët e tjerë, në shenjë proteste, u ulën në bar, pasi nuk donin që ta vazhdonin ndeshjen. Sidoqoftë, më në fund, ndeshja rifilloi, por lojtarët e Boracit, sidomos, portieri i tij, sa herë që kishin topin, e hidhnin atë jashtë stadiumit, në rrugë! Megjithatë, ndeshja përfundoi dhe Spartaku fitoi 3-1.
Sfidanti.al