Një dhuratë për fundvit. Kosova ia kishte bërë vetes dhuratën me kualifikimin në Ligën e Kombeve, por UEFA i shtoi edhe një tjetër. Ajo shpalli golin e shënuar nga Milot Rashica në fushën e Ishujve Faroe, si më të bukurin e garës, për fazën e grupeve. UEFA postoi edhe një video të golit, në faqen e saj të Kampionatit Europian 2020, në FB.
Kosova zuri vendin e parë në grupin 3 të nivelit D, duke u ngjitur një kategori më lart, e duke fituar të drejtën për të marrë pjesë në plej ofin e Euro 2020-ës, pra një shans të madh për t’u kualifikuar direkt për në fazën finale. Ajo fitoi 14 pikë në 6 ndeshje, me 4 fitore e dy barazime, duke lënë pas Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën.
Kjo ishte pjesëmarrja e dytë e Kosovës në eleminatoret e turneve të mëdhenj, pas asaj në Kupën e Botës. Tashmë, nën drejtimin e trajnerit Shaland, ajo shpreson të ketë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen, ndërsa në radhët e ekipit më të ri përfaqësues të Europës ka mjaft lojtarë të talentuar.
Mes tyre, Arbër Zeneli, shënues i 4 golave në grup, Benxhamin Kololli, vetë Milot Rashica, portieri Arijanet Muriqi, Rrahmani, Zhegrova apo Kastrati.
Sfidanti.al