Pogba thumbon sërish Murinjon: Tani jemi Mancester Junajtid

Kura Solskjaer po funksionon te Mancester Junajtid që me të në pankinë ka regjitruar 3 fitore radhazi. Pol Pogba ka qenë protagonist në këto sfida të Djajve  të Kuq madje duke shënuar dy dopieta dhe tani ai përfiton nga rasti të hedhë ca thumba në drejtim te trajnerit portugez me të cilin raportet ishin tejmase të acaruara edhe pse nuk ia përmendi emrin.

‘Cfarë ka ndryshuar? Ndoshta e kuptuam se jemi Mancester Junajtid dhe duhet te jemi në pozicionet e larta të klasifikimit dhe se të gjithë futbollistët duhet të reagonintha Pogba-ne e bëmë këtë të gjithë së bashku dhe ishte ajo që na duhej. Jemi një skuadër lojtarët e së cilës luajnë një grup dhe secili prej nesh ndihmon shokun e skuadrës me cdo kusht’.

Sfidanti.al