‘Ronaldinjo do të martohet me dy femra’. Ky ishte lajmi I publikuar në muajin maj nga një e përditshme braziliane sipas së cilës, evenimenti ishte përcaktiar të mbahej në gusht të 2018. Por Ronaldinjo doli në media duke përgënjeshturar se ende nuk është gati për martesën. E megjithatë kjo nuk e pengon atë të jetojë një histori dashurie me dy femra të ndryshme; Prishila Koeljo dhe Beatris Souza.
Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme pasi ka shumë meshkuj që kanë dy apo më shumë lidhje, por diferenca në rastin e Ronaldinjos është se ky I fundit bashkëjeton me të dyja këto femra në shtëpinë që ai ka blerë në Barra de Tizhuka, një lagje mundane e Rio e Zhaneiros. Mësohet se trinomi Ronalidnjo-Prishila-Beatiz e ka nisur bashkëjetesën prej kohësh dhe janë në harmoni të plotë, madje të tre kanë planifikuar të kalojnë natën e Vitit të Ri në Buzios, një prej lokaliteteve turistike më të vlerësuar në qytetin karioka
E para që hyri në jetën e Ronaldinjos ishte Prishila, përpara 3-4 vitesh, ndërsa në 2016 u shfaq Beatriz dhe ish futbollisti nisi të dilte edhe me të pa e ndërprerë lidhjen me Prishilën. Në fund u krijua një lidhje ‘menage a trois’ që u shndërrua në një bashkëjetese mes tyre.
Në muajt e kaluar, ish futbollisti I Milanit dhe Barcelonës është parë shpesh jashtë vendit për t’I shpëtuar drejtesisë braziliane që e akuzon për mashtrime në biznesin e pasurive të patundshme dhe u duk se kishte bërë një ndryshim të madh në jetën e tij. Tani del në drite situate e re familjare. Gazetarë Brazilianë bëjnë të ditur se Ronaldinjo paguan 1500 euro në muaj për të dy të fejuarat e tij , një shifër kjo që ato e përdorin për të bërë shpenzime personale. Ka shumë barazi edhe në administrimin e të mirave; Prishila dhe Beatris marrin secila dhurata identike dhe këtu përfshihen edhe unazat e fejesës që Ronaldinjo ua dhuroi në 2018. Duke njohur mentalitetin e tij, Ronaldinjo me shumë gjasa e ka menduar seriozisht martesën me të dyja femrat, por në këtë pikë ka një problem; bigamia është e paligjshme edhe në Brazil.
Sfidanti.al