Ronaldo, lojtari portugez i vitit: Çmimet individuale nuk janë obsesion

Viti 2018 i Kristiano Ronaldos mbyllet me cmimin e radhës individual; atë të sportistit më të mirë portugez të vitit. Cmimi iu dha nga e përditshmja ‘Record’ për të cilën 33 vjecari dha edhe një intervistë ku foli për një sërë temash sic ishte ai për cmimet individuale.

‘Nuk jam i obsesionuar nga cmimet individuale-tha Ronaldo-ajo që ka më shumë rëndësi është të ndihmoj skuadrën që të fitoj. Kjo vlen edhe për rekordet; nuk e kam fiksim thyerjen e tyre, ajo që ka më shumë vlerë është që të përmirësohem gjithnjë e më shumë. Nuk është aspak e lehtë sepse të gjitha skuadrat janë përmirësuar shumë në aspektin teknik, taktik e fizik dhe për këtë arsye unë duhet të punoj akoma më fort për të qendruar në nivelet më të larta. Të fitosh është një ndjenjë e bukur dhe që më bën të lumtir, por nëse kjo nuk ndodh nuk është fundi I botës’.

Ronaldo foli edhe për akuzat që rëndojnë mbi të për përdhunimin e Kethrin Majorgës si the kthimin në kombëtaren portugeze.

‘Akuzat e ngritura ndaj meje janë të neveritshne, por unë jam I qetë sepse e kam ndërgjegjen të pastër-vijoi Ronaldo-kam besim se gjërat do të qartësohen shumë shpejt. Përsa i përket kombëtares portugeze, në 2019 kam ndërmend të kthehem dhe të vihem sërish në dispozicion të trajnerit’.

Sfidanti.al