PSG, Buffon e pranon: Do të doja të luaja me Kristiano Ronaldon

Xhanluixhi Buffon rezervon një intervistë në këtë fundviti ku preku disa tema që kanë të bëjnë me ish skuadrën e tij Juventusin apo me përfaqësuesen italiane. Gjatë vitit 2018, Zonja e Vjetër pati mundësinë të siguronte shërbimin e fituesit të 5 Topave të Artë, Kristiano Ronaldo dhe Buffon nuk e fshehu keqardhjen që nuk e ka mundësinë që të jetë në të njëjtën skuadër me yllin portugez.

‘Kam luajtur me shumë kampionë dhe për të rovuar veten do të doja të kasha luajtur edhe me Ronaldon-tha Buffon në intervistën e tij-por te Juventusi askush nuk do ta ndjejë mungesën time. Është një klub që programon gjithcka shumë mirë dhe rrallëherë bën gabime në zgjedhjet e tij’

Portieri 40 vjecar foli edhe për transferimin e tij te Paris Sën Zhermeni duke hedhur poshtë teoritë që e bëri këtë lëvizje për para ashtu sikurse mohoi se shkoi në Francë për të fituar me cdo kusht Ligën e Kampioneve.

‘Zilia është në natyrën njerëzore, por unë nuk ndikohem nga të tjerët. Paraja është e rëndësishme, por nuk jam I fiksuar-vijoi Buffon-Kur Paris Sën Zhermeni më kërkoi, për mua ishte një krenari e madhe. Këtu të gjithë më priten shumë mirë. Përsa I përket Ligës së Kampioneve, nuk erdha këtu me idenë për ta fituar me cdo kusht, por shpresoj që të sjell dicka më shumë dhe ambicia ime është që të përmirësoj gjithcka është arritur këtu deri tani’.

Në fund të intervistës së tij, Buffon foli edhe për Kombeëtaren italiane duke përjashtuar kthimin e tij te Të Kaltrit.

‘Kam folur me Mancinin, nuk ka nevojë për mua-tha Bufon-jam I kënaqur që Kielini trashëgoi shiritin e kapitenit si te Italia, ashtu edhe te Juventusi  sepse është një futbollist dhe person që e meriton të gjithë këtë’.

Sfidanti.al