Emri i Robert Levandovskit është përmendur shpesh gjatë merkatos së verës së këtij viti për një kalim të mundshëm të tij te Reali i Madridit. Por duket se gjërat kanë ndryshuar shumë në muajt e fundit pasi sulmuesi polak nuk ka ndërmend që të largohet nga Bajerni I Mynihut dhe këtë futbollisti e ka konfirmuar në një intervistë për të përditshmen gjermane ‘Bild’.
‘Nuk mendoj që të ndryshoj klubi-tha Levandovski-e pranoj; gjatë kësaj vere ishte një temë e diskutuar, por tani ka përfunduar gjithcka. Ka shumë mundësi që të qëndroj te Bajerni I Mynihut për një kohë të gjatë dhe e identifikoj veten time me këtë klub. Tani që këto zëra u shuan dhe pasi u kaluan të gjitha problemet, jam sërish 100% dhe me gjithë zemër I përqendruar te Bajerni I Mynihut’
Sfidanti.al