Juventus ka bërë hapa të rëndësishëm para për blerjen e Aron Ramsejit nga Arsenali për sezonin e ardhshëm. Futbollisti uellsian ashtu sikurse edhe Pirlo, Kedir, Dani Alvesh apo Emre Xhan, pritet të kalojë te bardhezinjtë me parametra zero edhe pse mbetet për t’u zgjidhur cështja e pagës së tij. Kjo për faktin se Ramsej kërkon një kontratë me 10 milionë Euro në sezon, shifër që është problematike për dhomat e zhveshjes së cdo skuadre.
Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘Tuttosport’, drejtuesit e Zonjës së Vjetër po studiojnë një fomulë që është e lidhur me aktivizimin e tij. Mesfushori 28 vjecar sipas kësaj formule do të përfitojë një pagë bazë prej 6.5 milionë Euronë sezon, shifër që do të rritet në 7 milionë nëse luan 50% të ndeshjeve ose në 8 milionë nëse luan në 70% të sfidave. Në këtë pikë nuk duhet harruar të përmendet vlera e kartonit të futbollistit që nuk do të ketë kosto për Juventusin përvec komisioneve që do t’i jepet agjentëve të futbollistit që mund të kapin vlerën e 9 milionë Eurove
Sfidanti.al