Debati si parim nuk është diçka e keqe, apo më mirë të themi është një realitet që imponohet dhe bëhet mënyrë jetese. Një debat ka nisur për ngjyrat e makinës së djalit të Mikael Shumaherit, Mikut, pasi ato janë ngjyrat e flamurit të Rusisë. Miku është gjerman, jeton në Zvicër dhe garon për një skuadër amerikane në Formula 1, Has (Haas), dhe këtij realiteti të disafishtë iu shtua edhe elementi rus.
Kjo, sepse skuadra amerikane ka si sponsor kompaninë kimike ruse, Uralkali, që zotërohet nga familja e pilotit tjetër të Hasit, rusit Nikita Mazepin. Ngjyra bazë e Hasit është e bardhë, logoja e skuadrës është e kuqe, ndërsa pasi i shtohet bluja bëhet kombinimi i ngjyrave të flamurit rus. Vetë Shumaheri i ri thotë se nuk dëshiron të merret me ngjyrat, pasi ato janë punë e skuadrës, ai dëshiron vetëm një makinë që të ecë shpejt. Komentet në rrjetet sociale janë të shumta, duke kritikuar këtë sponsorizim, të tilla si “a jeni ende ju një skuadër amerikane?” apo “ju keni makinën më të shëmtuar në pistë, keardhje për Mikun”. Ndoshta komentuesit nuk e dinë se kompania Ford investoi në BRSS në kohën e Stalinit, dhe se bosi më i madh i naftës në botë në vitet 30-të, Henri Deterding, shefi i kompanisë Rojël Daç Shell (Royal Dutch/Shell), kishte miqësi me krerët nazistë si Gëringun.
Sfidanti.al