Vetëm Siti më mirë se Interi i Kontes, kritikët kanë “qepur” gojën

Kjo puna e trajnerit të futbollit është si ajo e bujkut, pra që mbjell sot e korr mot. Shpesh, punëdhënësit nuk presin që trajneri të mbledhë frytet e mbjelljes së tij, apo ndoshta edhe vetë ky i fundit nuk e ka bërë mirë mbjelljen, por nuk është ky rasti i Antonio Kontes. Trajneri i Interit ka punuar shumë mirë për një vit e gjysmë dhe tani skuadra e tij është në krye të Serisë A e shkëputur nga rivalët.

Interi i Kontes ka fituar 47 pikë në 18 ndeshjet e fundit, nga 54 të mundshme, duke qenë skuadra më e mirë e Europës pas Mançester Sitit. Vetëm ekipi i Pep Guardiolës ka bërë “tabula rasa” me 21 fitore radhazi, pra me 63 pikë nga 63, por kjo vlen në total në të gjitha aktivitetet. Gjithsesi, kjo tregon se çfarë pune të madhe ka bërë Konte, ndërsa Bajerni i Flikut ka 40 pikë në 18 ndeshje dhe Atletiko e Madridit e Simeones ka arritur deri në 44 pikë.

Sfidanti.al