Metoda “Konte” tek Interi, trajneri projektin përforcimet e reja!

Gjatë verës mori plot 8 lojtarë edhe pse tani i duken pak. Antonio Konte nuk dëshiron kurrë të kënaqet me “gotën gjysmë plot” dhe ka hedhur sytë nga përforcimet e janarit, gjatë të cilave do të ketë edhe vetë një rol të rëndësishëm. Jo vetëm për të zgjedhur teknikisht lojtarët, por edhe për të bërë një “test të së vërtetës”, “testin Konte”, apo siç shkruan “La Gazeta delo Sport”, “testi i hyrjes”.

Çfarë është ky test? Është një bisedë serioze dhe e thellë mes trajnerit dhe kandidatit për tek Interi, në mënyrë që Konte të kuptojë nëse futbollisti është i përshtatshëm për t’u bërë pjesë e grupit. Nëse ka motivimin e duhur, nëse di të bashkëpunojë, dhe nëse pranon projektin e klubit. Gjatë verës, trajneri pati sukses pasi Lukaku, Aleksis Sançez, Barela, Sensi apo Biragi, që të gjithë e kaluan testin dhe po luajnë shumë mirë, edhe pse ndonjëri ka pasur ndonjë ndalesë (si dëmtimi i Sançezit). Tani duhet parë si do të funksionojë testi i Kontes në janar, me emrat e Zhirusë, Vidalit apo Mertensin në lojë.

Sfidanti.al