Të kuptohemi, ka kaluar pak më shumë se një javë që nga barazimi zhgënjyes me Betisin në La Liga që nuk e lejoi të shkëputej nga Barcelona. Gjithsesi, sot Zinedin Zidan është njeriu i lavdëruar i mediave spanjolle, në vijim të sukseseve ndaj Gallatasarajit në Champions (6-0) dhe Eibarit (4-0). Trajneri francez, i vënë në dyshim për shumë javë dhe i konsideruar në rrezik për t’u shkarkuar, po merr hak ndaj kritikëve.
Ai nuk dyshoi te Kurtua dhe Hazar, edhe kur këta ishin në krizë, dhe tani po shpërblehet. Ka gjetur Toni Krosin në nivelin më të mirë, Luka Modriçin që ishte një shkëlqim në Ipurua, si dhe Kasemiron e dikurshëm. Mund të linte në stol Rodrigon, në një fushë të vështirë, por Lukas luajti shumë mirë. Ka Valverden, ka Benzemanë, dhe gjithnjë ka edhe alternativa të tjera si Luka Joviçin. Mbrojtja “nuk po fut shumë ujë” dhe duket se Reali ka gjetur ekuilibrin. Nuk mund të quhet e pamundur të luftohet për t’i marrë titullin Barcelonës së Mesit, apo për të luftuar sërish për Championsin.
Sfidanti.al