Lionel Mesi ka marrë një propozim nga Lindja e Mesme për tunikën arabe që pati në ceremoninë e dorëzimit të trofeut të Kupës së Botës. Një avokat nga Omani i ka bërë argjentinasit një kërkesë publike në Tuiter, duke i ofruar deri në 1 milionë USD nëse do t’ia bënte dhuratë pelerinën që ia hodhi në supe Emiri i Katarit pas përfundimit të finales ndaj Francës. Avokati, me emrin Ahmed Al Baruani, e përgëzoi Mesin për fitoren e titullit botëror dhe i ofroi shumën e madhe në këmbim të tunikës. Mesi pranoi që Emiri i Katarit t’i vishte pelerinën tradicionale arabe me emrin “Besht”, ndërsa ngrinte lart kupën e botës të fituar me Argjentinën. Avokati sqaron se nuk ka ndërmend ta përdorë për vete tunikën, por do ta ekspozojë publikisht për të përkujtuar këtë moment krenarie për Botën Arabe.
Sfidanti.al