Luka Donçiç, nivel që NBA nuk e ka parë që nga Epoka e Xhordanit

Realizimi i 50 pikëve në fitoren e Dallasit në fushën e Hjustonit bëri që ai të kthehej sërish në vendin e parë të shënuesve të sezonit. Luka Donçiç iu afrua një tripëll dabëlli me 8 topa në tabela e 10 asistë, ndërsa kapi rekordin e pikëve të sezonit. Tashmë, ylli nga Sllovenia ka një mesatare të sezonit 32.8 pikë, 8.3 topa në tabela dhe 8.7 asistë për ndeshje. Këtë nivel, NBA-ja nuk e ka parë që nga Epoka e Majkëll Xhordanit. Për momentin, Dallasi nuk po mundet ta shfrytëzojë siç duhet superyllin nga Sllovenia pasi ndodhet në mes të tabelës në Perëndim. Të shohim sesi do të dalë në ndeshjen e radhës ndaj Lejkërsave.

Sfidanti.al