FIFA nuk pati mendim të ndryshëm nga UEFA për konkurrentët kryesorë të çmimit më të rëndësishëm të vitit, ose të paktën kështu ka dalë nga votimi. Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Virgil Van Dajk ishte treshja që doli nga anketa dhe që do të luftojë për këtë titull individual, Lojtari i Vitit 2019. Ishin pikërisht këta që luftuan për çmimin e Lojtarit më të mirë të Europës 2019, dhe fitues doli mbrojtësi holandez i Liverpulit, kampion i Europës dhe nënkampion i Anglisë.
Kjo treshe do të diskutojë gjithashtu edhe çmimin e Topit të Artë (Ballon d’Or) të revistës “Frans Futboll” të Parisit. FIFA do të japë fituesin e saj në 23 shtator, në ceremoninë e parashikuar për t’u mbajtur në Milano, ndërsa fituesi i Topit të Artë do të bëhet i ditur më vonë. Sipas mediave, Van Dajku është favorit për të fituar, ndërsa u shpall edhe Lojtari i Vitit në Premier Ligë.
Mesi shënoi 51gola në 50 ndeshje sezonin e kaluar, duke fituar La Ligën, duke qenë gjysmëfinalist i Championsit dhe finalist i Kupës së Mbretit në Spanjë, ndërsa Ronaldo shënoi 21 gola me Juven, fitoi Serinë A dhe Ligën e Kombeve me Portugalinë .
Sfidanti.al