Fjala e fundit nuk është thënë ende, dhe arritja e Ikardit në Paris mund ta ndryshojë sërish “tablonë sinoptike”. Gjithsesi, pikërisht në “ditën e sodit”, e përditshmja franceze “Lë Parizien”, bën një analizë të “sagës Nejmar” dhe nxjerr një përfundim. “Operacioni Nejmar nuk mund të kryhet, – shkruan gazeta e kryeqytetit, – pasi e pamundura nuk mund të ndodhë”.
Ky ka qenë vendimi i prejkohshëm i pronarit të vërtetë të klubit, sheikut Tamim ben Hamad Al Tani, Emir i Katarit, që kishte vendosur vijën e kuqe, “Nejmar mund të largohet vetëm nëse paguhen më shumë se 222 milionë eurot e shpenzuara prej nesh në 2017, saktësisht nëse jepen 300 milionë euro”. Reali nuk hyri fare në këtë lojë, duke pasur objektiv të madh që të marrë Kilian Mbapenë në 2020, ndërsa Barcelona bëri çmos, por duke mos i pasur paratë e duhura. Lojtarë shtesë në operacion, PSG nuk deshi, ndaj duket se nuk bënë përshtypje Dembele, Todibo apo Rakitiç. Gjithsesi, ky është qendrimi i “Lë Parizienit”, ndërsa e vërteta do të zbulohet e plotë vetëm kur të vijë mesnata.
Sfidanti.al