Solskjeri i tërbuar me Rashford-Marsial: Ku e keni instinktin e golit?!

Mançester Junajtid nuk ka vetëm një problem me sulmin, por dy. Më herët, trajneri Ole Gunar Solskjer theksoi se pas largimit të Lukakut e Aleksis Sançezit, ai është në kuotën -1 përsa i përket repartit ofensiv, ndërsa tani ka shtuar një ankesë të re, edhe më alarmante. Dy futbollistët e përzgjedhur nga ai, si titullarët në projektin e tij, po e zhgënjejnë. Markus Rashford dhe Antoni Marsial po shënojnë shumë pak, po humbasin mjaft raste, dhe Junajtidi po humb shumë pikë që duket se po ia largojnë që tani ëndrrën për titull, madje poi a bëjnë “mirazh” edhe arritjen e zonës Champions.

Mediat britanike njoftojnë se Solskjeri po bën ushtrime të veçantë në stërvitje për dy sulmuesit, që të përmirësojë aftësinë e tyre për të shënuar. “Ku është instinkti juaj vrasës, instinkti i golit, – mësohet të ketë thënë norvegjezi, – nëse nuk do të shënojmë gola, nuk do të arrijmë asnjë objektiv”. Solskjeri nuk arriti të merrte asnjë sulmues tjetër gjatë verës, ndërsa pohoi se dëshironte një “identikit” si ai që ka pasur vetë kur lunate për Sër Aleks Fergusonin.

Sfidanti.al