Sezonin që kaloi fitoi çmimin e Lojtarit të ri më të mirë të vitit, ndërsa në edicionin që vjen është i bindur se do të bëjë më shumë. Luka Donçiç, tashmë 20-vjeçar, po kalon verën e duhur për të qenë gati për kampionatin e ri të koshit në SHBA. Pasi kaloi pushimet, që për herë të parë në jetë i kishte kaq të gjata, duket se slloveni është i shlodhur, i kënaqur dhe i gatshëm për të punuar, ndërsa lajmi i ri është që ka 9 kilogram peshë më pak sesa vjet.
“Kurrë nuk kam pasur kaq shumë pushime gjatë karrierës, – u shpreh Donçiç, ndërsa mbërriti në Dallas, – kam më pak peshë dhe jam më i shpejtë, ndaj kjo do të bëjë që edhe loja ime në mbrojtje të përmirësohet. Dua që të përmirësohem në gjithçka, dhe që të shkojmë sa më larg me Dallasin”. Donçiç është i lumtur që do të ketë shok skuadre edhe letonezin 24-vjeçar, Kristaps Porzingis, 2.21 metra shtatlartë, duke thënë se “së bashku mund të arrijmë gjëra të mëdha”.
Sfidanti.al