Më në fund Mesi flet për veten: S’jam si Ronaldo dhe Ibra!

Çfarë duhet të ketë një njeri që të mos ketë dëshirë për të qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes? Për këtë duhet pyetur Lionel Mesi, të cilit vështirë t’i gjesh ndonjë rast kur të ketë folur për vetveten. i mbiquajturi ylli më i madh i futbollit në epokën e tij, më në fund e hapi gojën dhe zemrën, ndërsa u ngacmua pikërisht për këtë, pra përse nuk mburr veten.

“Më mirë të flasin të tjerët për mua, – tha kapiteni i Barcelonës, – unë e di se cili jam, se çfarë kam bërë dhe se çfarë mund të jap, por dua që ta mbaj për veten time. Le të jenë njerëzit që të flasin. Nuk më pëlqen të flas për veten, më pëlqen të flas për skuadrën”.  Argjentinasi nuk zuri me gojë as Kristiano Ronaldon dhe as Zllatan Ibrahimoviçin, por mediat nuk ngurruan të bëjnë krahasimin, duke theksuar se numri 10 refuzon të sillet si portugezi dhe si suedezi, që kanë dëshirë të mburrin veten.

Mesi pohoi se tashmë duhet të përgatitet ndryshe për ndeshjen, për shkak të moshës dhe të dëmtimeve, ndërsa shtoi se qëllimi i tij ka qenë gjithnjë që të vazhdonte karrierën tek Barcelona, që ai e quajti “skuadra më e madhe e botës”, dhe ku i pëlqen të luajë, të stërvitet dhe i pëlqen edhe qyteti.

Sfidanti.al