Antonio Conte ndjen mall për Italinë. Trajneri i Chelseat në një intervistë për Radio 1 pranoi se nuk e përjashton mundësinë që të kthehet sërish në vendin e tij edhe pse nuk përmendi një datë të përcaktuar për këtë
‘Me siguri që do të kthehem në Itali, nuk e di se kur, por objektivi im ky është-tha Conte në intervistën e tij-është shumë e vështirë të parashikosh të ardhmen pasi nuk e dimë se cfarë do të ndodhë. Sot je në një vend, nesër në një tjetër. Unë personalisht e kam vullnetin për të cuar një projekt deri në fund. Eksperienca në Anfgli më ka ndihmuar shumë dhe në të ardhmen do të më pëlqente që të merrja një rol drejtuesi’.
Conte në intervistën e tij foli edhe për tema të tjera që kanë të bëjnë me futbollin mes të cilave edhe sistemin VAR. ‘Jam në favor të përdorimit të Sistemit VAR, e konsideroj si dicka pozitive-vijoi Conte-Në Itali po përdoret në mënyrën e duhur jemi pararojë e një ndryshimi të rëndësishëm’.
Përsa u përket objektivave, Conte tani ka një objektiv të vështirë për të arritur, fitoren e Champions League. ‘Liga e Kampioneve është një rrugëtim që një skuadër duhet të bëjë-tha Conte-ndonjëherë mendohet se mund të fitohet lehtë, por në fakt është e nevojshme që të tregohemi të aftë për të ndërtuar dicka duke vijuar punën’.
sfidanti.al