Rod Laver Cup, evenimenti që bashkoi në një skuadër Nadal e Federer

Jemi mësuar që Roger Federer dhe Rafael Nadal t’i shohim kundër njëri-tjetritt në fushën e lojës, por këtë fundjave gjërat ishin ndryshe. Federer e Nadal ishin në një skuadër, atë të Evropës në Rod Laver Cup, trofe të cilën arritën ta fitojnë sigurisht edhe me kontributin e Zverev, Berdych e Cilic duke mundur skuadrën e Botës. Për 3 ditë në Pragë, u panë disa ndeshje të mira si në lojën individuale dhe atë dyshe, por ai që pritej më shumë ishte momenti kur Nadal e Federer bashkuan forcat në përballjen me amerikanët Sock e Querrey dhe dy tenistët që së bashku kanë 35 tituj Grand Slami nuk zhgënjyen por u argetuan dhe fituan ne këtë përballje për ta cuar sfidën në ditën e fundit me avantazhin 9-3 për Evropën. Ishte pikërisht kjo ditë që përcaktoi gjtihcka. Humbjeve së dyshes Cilic/Berdych  dhe Nadal ndaj Isner skuadra e kontinenti evropian iu përgjigj me zverev e sidomos Federer. Ishte 36 vjecari  ose sic e thërrasin shpesh ‘Madhëria e tij’, Federer, ai që dhuroi triumfin skuadrës së Evropës teksa mposhti me përmbysje Nick Kyrgios 2-1(4-6;7-6;11-9). Në fund festa ishte e tenistëve evropianë ku spikati mënyra se si e shfaqi Nadal entuziazmin e tij për fitoren e Federer, imazh që tashmë po bën xhiron e botës dhe që tregon edhe njëherë se rivalitati dhjetë vjecar nuk ka bërë gjë tjetër vecse ka shtuar respektin reciprok mes 2 tenistësve. Rod Laver Cup ishte edhe sfida e 2 legjendave të tjera; Bjorn Borg e John McEnroe, kapitenët e dy ekipeve. Akti i parë shkoi në favor të suedezit, amerikanit i duhet të presë  vitin e ardhshëm në Chicago për sfidën e revanshit.

sfidanti.al