National Football League është kampionati më i ndjekur në SHBA e megjithatë gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë. Tashmë në vendin amerikano verior, lojtarë të kësaj lige kanë hyrë në një luftë të ashpër me presidentin Donald Trump.Arsyeja? Fjalët fyese të kreut të Shtëpisë së Bardhë që kërkoi edhe përjashtimin nga skuadra të lojtarëve që prej kohësh kanë nisur protestat ndaj vrasjeve të afroanmerikanëve nga agjentë të policisë në mbarë vendin dhe mënyra e parë shpesh është ajo e mbështetjes së një prej gjunjve në tokë në momentin e ekzekutimit të himnit. Një situatë që e shtyu Trump të lëshonte deklarata të forta në Alabama që acaroi ndjeshëm jo vetëm lojtarët, por edhe pronarët e skuadrave ku ata luajnë duke bërë që ata të reagojnë në unison këtë fundjavë duke bërë protestat e tyre. Disa prej skuadrave vepruan në mënyrën e njohur me uljen në gjunjë, ndërsa tek disa të tjera, lojtarët, stafi teknik dhe pronarët e klubeve u lidhën prej duarsh duke krijuar një lloj zinxhiri njerëzor. Ndoshta protestën më origjinale e bënë lojtarët e Pittsburh Steelers të cilët në momenti e ekzekutimit të himnit amerikan nuk dolën fare në fushën e lojës. Por fakti më interesant ishte ai që ndodhi në Philadelphia, kur protestës së skuadrës së Eagles iu bashkuan edhe agjentët e policisë në shenjë solidariteti.
sfidanti.al