Kush i ka harruar kohët kur ai nuk mundej të “ngrihej në fluturim”, as tek Çelsi, me vështirësi tek Evertoni, dhe sidomos tek Mançester Junajtidi. Për Romelu Lukakun pati shpresë pas shkëlqimit dyvjeçar tek Interi i Kontes në Itali, ku fitoi Serinë A dhe u shpall lojtari më i mirë, por duket se Anglia i bën keq. Nuk dihet se çfarë ndikon që sulmuesi i fortë belg nuk arrin të japë jo maksimumin, por as nivelin e tij normal në ishull. Ndoshta, trajnerët Vijash-Boash, Murinjo apo Tuhel. Opinionistët po e quajnë tani “bomba me sahat” tek Çelsi, ndërsa bëhet edhe lojë fjalësh: “A është Lukaku një problem tek Çelsi, apo është Çelsi një problem për Lukakun?”
Sfidanti.al