VAR-i duhet rishikuar pas të verdhës së Krosit për “faullin fantazmë”!

Natyrisht, nuk është hera e parë që ndodh dhe nuk do të jetë e fundit, por bie shumë në sy kur i qëllon ta provojë një ylli si mesfushori gjerman i Realit të Madridit. Toni Kros mori një karton të verdhë në ndeshjen e Kupës së Mbretit në Spanjë në fushën e Elçes, që në fund madrilenët e fituan 2-1 pas kohës shtesë. E verdha e dhënë nga gjyqtari ndodhi pas një “faulli fantazmë”, që do të thotë pas një ndërhyrjeje që nuk ekzistonte, sepse lojtari i Elçes, Morente, ra përtokë pa pasur asnjë prekje nga Krosi. Gjermani natyrshëm që u ankua tek arbitri, por i verdhi mbeti, ndaj duhet të themi se VAR-i duhet të rishikohet, dhe të mbulojë edhe aksione të tilla që sjellin ndëshkime të pamerituara.

Sfidanti.al