Në Angli për një mënyrë të tillë fitimi të titullit thuhet “shtrirë në divan”. Kështu mund të ndodhë me Mançester Sitin që mund të shpallet kampion i Anglisë për herë të 7-të këtë të diel, madje duke mos qenë fare në fushë. Kryesuesit luajnë sot në orën 13:30 në fushën e Kristël Palasit dhe supozohet se mund të fitojnë, edhe pse ngarkesa ka qenë e madhe. Të dielën në orën 17:30, Mançester Junajtidi pret Liverpulin dhe nëse kampionët ende në fuqi do t’ia dilnin të fitonin, do t’ia dorëzonin titullin skuadrës së Pep Guardiolës. Diferenca për momentin është 10 pikë kur duhen edhe 5 ndeshje, pra edhe 15 pikë. Nëse Siti fiton dhe Junajtidi humb, diferenca do të ishte 13 pikë me vetëm 12 në dispozicion. Ekipi i Guardiolës kryeson Premier Ligën me 77 pikë, ndërsa “djajtë e kuq” të Solskjerit kanë 67.
Sfidanti.al