“Lëvizja ludiste” e tifozëve kundër VAR-it mund ta zbresë Gremion nga kategoria!

Në nisje të epokës industriale në Angli, ndodhi ajo që punëtorë e zejtarë të sulmonin e të shkatërronin makineritë për prodhimin e mallrave, që po u merrnin vendet e punës e po i linin pa bukë. Ajo u quajt “Lëvizja Ludiste” sepse në krye të saj ishte një personazh me emrin Xhon Lud. Në Brazil ditët e sotme nuk janë gjyqtarët dhe anësorët që po sulmojnë VAR-in, nga frika se mos i lë pa punë, por janë tifozët e pakënaqur nga ndikimi i teknologjisë. Ndodhi në stadiumin e Gremios ku një pjesë e ultrasve iu vërsulën pajisjeve duke i bërë “copë e çikë”. VAR-i anuloi një gol të Gremios, që u mund 1-3 nga Palmeirasi dhe rrezikon të bjerë nga kategoria kur duhen edhe 11 javë deri në përfundim të kampionatit. Klubit brazilian kjo i kushtoi shtrenjtë, 10 ndeshje dënim për fushën dhe 15 milionë euro gjobë (e kthyer në valutën europiane).

Sfidanti.al