Sulmuesi argjentinas do të ketë nevojë për një kohë të gjatë për t’u rikuperuar pas sëmundjes së zemrës që iu shfaq në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Alaveshit, të barazuar 1-1 në La Liga. Kun Aguero u diagnostikua me aritmi zemre në vizitat mjekësore që iu bënë pas ndeshjes dhe mjekët i dhanë një periudhë 3-mujore për t’u mjekuar dhe për të mos luajtur futboll. Edhe pas saj, nuk dihet nëse 33-vjeçari do të kthehet në fushë, pasi do të shihet efekti i mjekimit. Padyshim që kjo është një goditje e rëndë për një klub dhe një ekip në pozita tepër të vështira për shkak të largimit të lojtarëve si Mesi e Grizman, të shkarkimit të trajnerit, dhe të borxheve të tilla që nuk i ka pasur asnjë klub futbolli më parë.
Sfidanti.al