Totenhemi i jep 150 milionë paundë stërlina Kontes për blerjet!

Trajneri italian do të marrë atë që nuk ia dhanë tek Interi, dhe që do t’i duhet për të ndërtuar një ekip ashtu siç e mendon ai. Antonio Konte do të ketë jo vetëm një rrogë në nivelin nga 13 deri në 15.5 milionë paundë stërlina, pra shumë më tepër sesa mori në Milano, por edhe një fond prej 150 milionë paundë stërlinash për të realizuar transferimet. Në Angli, këtij fondi i thonë “mburojë lufte” (ëar chest), dhe padyshim që do ta mbrojë Konten nga rivalët për ta ndihuar që të luftojë për tituj. Pavarësisht se presidenti Daniel Levi pati rezerva për t’i dhënë trajnerit 52-vjeçar pushtetin që ai dëshiron, dhe pavarësisht faktit se stili i tij i lojës nuk është edhe aq spektakolar, sërish faktori kryesor që ndikoi është mentaliteti i tij fitues. Konte ka fituar 3 tituj në Serinë A me Juventusin, titullin në Premier Ligë me Çelsin dhe në Serinë A me Interin, ku është kampion në fuqi.

Sfidanti.al