Do të bashkohet shumë shpejt me “Klubin e të 600-ve”, pra me yjet e futbollit që kanë shënuar më shumë se të tjerët në histori. Robert Levandovski tundi edhe 2 herë të tjera rrjetën në Champions duke shpëtuar Barcelonën nga eliminimi (për momentin), në barazimin 3-3 ndaj Interit në “Kamp Nou”. Legjenda polake ka 91 gola në Ligën e Kampionëve, duke qenë shënuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohëve pas Ronaldos me 140 dhe Mesit me 127. Në total në karrierë, ai ka 599 gola nga të cilët 76 për kombëtaren e Polonisë. Këtë sezon me Barçën ka 12 ndeshje e 14 gola
Sfidanti.al