Fransis Uzoho është portieri i momentit pasi ndali Ronaldon në “Old Traford”

U mendua që Mançester Junajtidi do të kishte një mbrëmje të mbarë dhe Kristiano Ronaldo do të shënonte gola, ashtu siç parashikoi trajneri Erik Ten Hag, por ndodhi ndryshe. Thuajse ndodhi e kundërta, dhe “djajtë e kuq” shpëtuan vetëm në minutën e tretë shtesë në “Old Traford” ndaj Omonias së Nikozias në raundin e katërt të ndeshjeve të grupeve në Ligën e Europës. “Fajtor” për vuajtjet e anglezëve dhe për mbetjen “thatë” të Ronaldos ishte portieri i miqve me emrin Fransis Uzoho. Ai u tregua i pabesueshëm duke pritur gjithçka, derisa erdhi goli i mesfushorit Skot Mektominai. Opinionistët në Angli i japin një të ardhme të madhe nigerianit, ndërsa këtë e quajtën “Ndeshja e Karrierës”. Gjëja më e bukur ishte se Omonia kishte ardhur në “Old Traford” pa portierin kryesor, sepse Uzoho ishte rezerva!

Sfidanti.al