Vetëm katër lojtarë të PSG-së janë me Kilian Mbapenë!

Kështu shkruajnë mediat, dhe kështu theksohet në Angli, Spanjë dhe Francë. Kilian Mbape duket se po izolohet gjithnjë e më shumë tek Paris SG, ndërsa flitet se konflikti mes tij e Nejmarit ka arritur pikën pa kthim. Ky konflikt është edhe me drejtuesit e klubit, të cilët 23-vjeçari i akuzon se nuk kanë mbajtur premtimet, ndërsa atmosfera është shqetësuese lidhur me vetë yllin e Francës. Raportohet se vetëm 4 lojtarë të PSG-së janë me kampionin e botës, ndërsa shumica janë me Nejmarin, ose ka nga ata që janë asnjanës. Me brazilianin janë amerikanojugorët si Markinjos, por edhe spanjishtfolësit që përfshijnë Sergio Ramosin. Nuk dihet se cili është pozicioni i Lionel Mesit në këtë histori.

Sfidanti.al