Ish-futbollisti i shquar “gauços” ka kaluar 8 vjet e gjysmë në stolin e ekipit të madh të Buenos Airesit, por duket se tashmë ka mbërritur pranë cakut. Marselo Gajardo i habiti të gjithë në Argjentinë, duke shkaktuar emocione të forta dhe prekje, kur lajmëroi se do të largohej nga posti i trajnerit të River Plejtit. “Ky është një nga vendimet më të vështira të jetës sime, – tha ai në sallën e konferencave të shtypit në stadiumin “Monumental”, – kemi kaluar një kohë shumë të bukur me ekipin e zemrës. Jam krenar”. Gajardo u bë trajner i Riverit në 2014 dhe fitoi 14 tituj në 8 vjet e gjysmë, duke dalë dy herë kampion i Argjentinës e duke marrë dy Kupa Libertadores.
Sfidanti.al