Shënoi dy gola të tjerë, shërbeu një asist, dhe ndihmoi ekipin që të fitonte 5-0. Myrto Uzuni ishte në formë të madhe te Granada në ligën e dytë të Spanjës, dhe siç shkruan e përditshmja madrilene “AS”, udhëhoqi ekipin në suksesin ndaj Sportingut të Gihonit. Mediat e tjera theksuan se Granada largoi dyshimet duke qenë vetëm 3 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Las Palmasi, ndërsa sulmuesi shqiptar e ka gjetur veten dhe ky duket sezoni i tij. Me 8 gola e 1 asist në 9 ndeshje në La Liga Segunda, Uzuni është shënuesi më i mirë, dhe padyshim lojtari me ndikimin më të madh. Nëse do të vazhdojë me këto ritme, padyshim që do t’i thyejë rekordet personale që vendosi në elitën hungareze me Ferencvaroshin.
Sfidanti.al