Uestbruku cilësohet dështimi më i madh i karrierës së Lebronit

Verën e kaluar, dy yjet e Lejkërsave nxitën fuqishëm klubin që të merrte një yll të madh të NBA-së. Rasëll Uestbruk, thanë ata, ishte më mirë sesa Badi Hiel (Budy), dhe kështu u bë. Ka kaluar më shumë se një vit dhe shpresat e Lebron Xhejmsit e të Entoni Dejvisit dolën të pabaza, ato nuk u realizuan sepse Rasëll Uestbruku ishte një dështim gjatë sezonit të fundit, duke ndikuar që ekipi të mos kualifikohej për në plej of. Përveç rënies së formës, ishin edhe dëmtimet që prishën punë. A mund të kihet shpresë që Uestbruku do të ndryshojë këtë sezon? Ndeshjet pra fillimit të NBA-së po tregojnë të kundërtën, pasi Lejkërsat kanë 4 humbje dhe vetëm 1 fitore, ndërsa Uestbruku “i dogji urat” me Lebronin dhe Dejvisin me intervistat e dhëna pak muaj më parë duke i akuzuar si shkaktarë për rënien e tij.

Sfidanti.al