Interi pret lajme të mira për rinovimet e Shkriniarit dhe De Vrajit!

Janë dy mbrojtës tepër të rëndësishëm që tashmë janë të shtëpisë. Milan Shkriniar dhe De Vraj përbëjnë një dyshe të fortë të mbrojtjes së Interit dhe shpresa është që ata të vazhdojnë më tej. Suksesi në Champions, që duket i garantuar tashmë, mund t’i forcojë pozitat e klubit përballë pretendentëve si Paris SG. Me kualifikimin thuajse të arritur, zikaltërit mund të ofrojnë më shumë nga ana financiare dhe nga ana sportive. Bepe Marota u shpreh para Barcelonës se Shkriniari është nga ata që shihen si kapitenë, ndërsa është në dorën e tij për të rinovuar kontratën që i përfundon verën e ardhshme. Bisedimet do të zhvillohen shpejt, më parë me sllovakun e pastaj me holandezin.

Sfidanti.al