Sportiviteti shpesh nuk vlen kur ky bëhet për një lojtar me fanelë “të kundërt”. Kjo është arsyeja që tifozët e Barcelonës nuk u ndjenë aspak mirë që Lionel Mesi bëri një pëlqim për një mesazh në rrjetet sociale të Lautaro Martinezit pasi ky shënoi ndaj Barçës me fanelën e Interit, ndërsa italianët arritën një rezultat pozitiv, njëkohësisht “fatal” për “blaugranët”. “Zemër, personalitet, modesti, Forca Inter”, ishte mesazhi i sulmuesit, të cilin Mesi e pëlqeu për atë që dha lojtari në fushë dhe për faktin se ata janë shokë skuadre tek Argjentina. Kjo gjë, për momentin, vlen më shumë për Mesin sidomos duke qenë në prag të Botërorit.
Sfidanti.al